KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shtatë gola në Prishtinë, Kosova pëson humbje dramatike nga Italia në futsall

Shtatë gola në Prishtinë, Kosova pëson humbje dramatike nga Italia në futsall

Kombëtarja e Kosovës në futsall është mposhtur me rezultat 4-3 nga Italia në një ndeshje dramatike të zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

“Dardanët” zhvilluan një përballje të fortë, por nuk arritën të shmangin humbjen në ndeshjen e dytë të Grupit 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028.

Ramadan Alaj ishte më efikasi për Kosovën me dy gola, ndërsa një tjetër realizim e shënoi Fitim Krasniqi.

Për italianët shënuan Michele Podda, Giovanni Pulvirenti, Carmelo Musumeci dhe Giuliano Fortini.

Pas fitores ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e parë, Kosova mbetet me tri pikë në vendin e dytë, ndërsa Italia kryeson grupin me gjashtë.

Ndeshjen e radhës ndaj Italisë, Kosova do ta zhvillojë më 10 nëntor, kurse më 24 shkurt do të përballet me Gjeorgjinë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.