KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kryeziu i Shkëndijës: Këto ndeshje derbi nuk kërkojnë motivim shtesë, futbollistët mezi presin t’i luajnë

Kryeziu i Shkëndijës: Këto ndeshje derbi nuk kërkojnë motivim shtesë, futbollistët mezi presin t’i luajnë

Sulmuesi i krahut, Almir Kryeziu, ka folur para mediave në prag të derbit të madh të xhiros së 13-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Strugës dhe Shkëndijës.

Ndeshja Struga-Shkëndija do të luhet të shtunën nga ora 12:00 në Strugë. Ky është një duel direkt për kreun e tabelës, ku Shkëndija mban kryesimin me 27 pikë, ndërsa Struga pozicionohet e dyta me 26 pikë.

Kryeziu theksoi rëndësinë e këtij derbi, përgatitjen e duhur fizike dhe psikologjike, si dhe synimin e qartë të kuqezinjve për rezultat pozitiv.

…atmosfera para derbit të kreut me Strugën…

Almir Kryeziu: “Vërtetë, këto ndeshje derbi janë veçanërisht për të gjithë futbollistët, me zi presin t’i luajnë. Motivimi vjen vetë, duke pasur parasysh që është një ndeshje shumë e fortë, ku ballafaqohemi me vendin e parë me vendin e dytë, edhe besoj që motivimi vjen vetvetiu.”

…pergatitja psikologjike krahas asaj fizike…

Almir Kryeziu: “Besoj që duhet pasur një përgatitje fizike, por edhe ashtu siç e cekët edhe ju, duhet përgatitje psikologjike, sepse derbin mund ta vendosin disa momente shumë të vogla dhe duhet të jemi të motivuar edhe të japim maksimumin deri në fund.”

…përballen dy ekipet më të mira të sezonit…

Almir Kryeziu: “Besoj që do jetë një duel i bukur për shikuesit. Ne jemi lider, por edhe Struga po bën paraqitje shumë të mira. Një herë i kemi mposhtur ata këtë sezon, por ndërkohë Struga po bën mirë, në ndeshjet e fundit është në formë të mirë edhe besoj që do të jetë një ndeshje shumë shumë e mirë. Duhet e ditur se ndeshen dy ekipet që deri në këtë fazë të kampionatit kanë treguar më së shumti dhe duhet të japim maksimumin për të arsyetuar epitetin e derbit.”

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.