KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Do ta shohim Selinin sërish në BBVA? Ish-fituesja flet për rolin e mundshëm

Do ta shohim Selinin sërish në BBVA? Ish-fituesja flet për rolin e mundshëm

Fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në Instagram, përmes rubrikës “Ask Me a Question”.

Mes pyetjeve të shumta që ka pranuar, një pjesë e madhe e tyre lidheshin me edicionin e ardhshëm të Big Brother VIP Albania dhe mundësinë që ajo të angazhohet në drejtimin e ndonjë fan club-i të formatit.

“A do jesh në Fan Club?”, “Do jesh prezantuese te Fan Club?” dhe “A do jesh në Fan Club për komentet e tua aty për Bigun 6?”, ishin vetëm disa nga pyetjet që ndjekësit i drejtuan vazhdimisht.

Duke parë interesimin e madh, Selin vendosi t’u përgjigjej të gjithëve përmes një postimi të vetëm në Instastory.

“OMG. Keq më vjen t’ju them, por JO”, shkroi ajo, duke bërë të qartë se nuk planifikon të marrë përsipër këtë rol.

Kujtojmë se Selin doli fituese e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, ndërsa muaj pas përfundimit të eksperiencës së saj, ajo ka filluar angazhimin e saj televiziv si pjesë e emisionit “Goca dhe Gra”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.