KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasadori britanik: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës

Ambasadori britanik: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me të cilën ka diskutuar për punën legjislative që e pret Kuvendin dhe proceset e rëndësishme politike në vend.

Përmes një njoftimi, Hargreaves ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për progresin në zbatimin e Agjendës së Reformave të Bashkimit Evropian dhe Planit të Rritjes.

Një tjetër temë e diskutimit ishte strategjia shtetërore për procesin e ankesave pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Sipas ambasadorit britanik, është diskutuar rëndësia që kjo strategji të jetë në interesin më të mirë të Kosovës, duke respektuar njëkohësisht zotimet ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.