KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu pret ambasadorin britanik, në fokus prioritetet legjislative dhe agjenda evropiane e Kosovës

Haxhiu pret ambasadorin britanik, në fokus prioritetet legjislative dhe agjenda evropiane e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për prioritetet legjislative të Kuvendit dhe rolin e tij në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Gjatë takimit, kryetarja Haxhiu theksoi përkushtimin për të çuar përpara reformat përmes dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.

Vëmendje e veçantë iu kushtua projektligjeve që ndërlidhen me Planin e Rritjes, si dhe rëndësisë së bashkëpunimit parlamentar për shqyrtimin e mirëfilltë dhe miratimin e tyre brenda afateve të përcaktuara.

Në përfundim, kryetarja Haxhiu falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për ta zgjeruar më tej këtë bashkëpunim./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.