KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

DOKU.TECH vazhdon ditën e dytë, në fokus inteligjenca artificiale, demokracia dhe mbrojtja e fëmijëve në internet

DOKU.TECH vazhdon ditën e dytë, në fokus inteligjenca artificiale, demokracia dhe mbrojtja e fëmijëve në internet

DOKU.TECH po vazhdon sot me ditën e dytë të edicionit të 13-të, duke vënë në qendër të vëmendjes inteligjencën artificiale, demokracinë, mbrojtjen e mjedisit dhe sigurinë e fëmijëve në botën digjitale.

Gjatë ditës së sotme, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, po mbahen panele diskutimi me ekspertë të fushave të ndryshme, ku ndër temat kryesore është edhe “AI & Democracy”.

Po ashtu, aktivitetet përfshijnë diskutime dhe punëtori që trajtojnë mbrojtjen e fëmijëve në internet, si dhe ndikimin e teknologjisë në shoqëri.

Artina Muqiqi nga “The Foundation House” ka vlerësuar mbarëvajtjen e edicionit të sivjetmë, duke bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve në aktivitetet e DOKU.TECH kanë marrë pjesë mijëra të rinj.

Ajo ka treguar se programi ka përfshirë fjalime kyçe, masterclass dhe aktivitete praktike, ndërsa dita e dytë i është kushtuar kryesisht paneleve të diskutimit.

Muqiqi ka theksuar gjithashtu se në kuadër të bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile dhe projektit që implementohet me “Save the Children”, vëmendje e veçantë po i kushtohet mjeteve dhe mënyrave për mbrojtjen e të rinjve të Kosovës në botën digjitale.

Pjesë e këtij edicioni janë edhe të rinjtë që kanë ndërtuar përvojën e tyre përmes aktiviteteve dhe punëtorive teknologjike.

Haris Ameti, vullnetar i DOKU.TECH, ka treguar se rrugëtimi i tij nisi me pjesëmarrjen në punëtorinë UP Shift, ku kishte punuar me robotë LEGO, të cilët i kishte fituar përmes “IPKO Foundation”, tashmë “The Foundation House”.

Ai është shprehur krenar për rrugëtimin e tij dhe mundësinë që këtë herë të jetë pjesë e organizimit si vullnetar.

Ndërkaq, Riga Hyseni, nxënëse e Shkollës Digjitale, ka prezantuar projektin e saj në fushën e psikologjisë, duke përfaqësuar shkollën në këtë ngjarje.

Dita e dytë e DOKU.TECH po karakterizohet nga diskutime, prezantime dhe aktivitete që synojnë të nxisin kreativitetin, inovacionin dhe vetëdijen për rolin e teknologjisë në shoqërinë moderne. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.