Një familje shqiptare nga Presheva, ka falënderuar publikisht mjekun serb nga Nishi pasi operacioni i djalit të tyre ka kaluar me sukses.
Familja Salihu kishte operuar dy herë djalin e tyre në Spitalin e Nishit, ndërsa publikisht kanë falenderuar mjekun serb Dusan Milisavlijevic dhe mjekun shqiptar Desaret Murati.
Mesazhin e familjes salihu e ka publikuar vet mjeku serb Milisavljeviq, i cili ka falënderuar familjen Salihu për mesazhin dhe falënderimet që kanë bërë ndaj tij, ndërsa ka përmendur edhe paragjykimet mes popujve, për të cilat ka thënë se ekzistojnë momente të tilla që bashkojnë.
“Në një kohë kur mes popujve tanë vazhdojnë të ekzistojnë paragjykime, momente të tilla na kujtojnë atë që na bashkon: kujdesi për fëmijët, besimi dhe njerëzillëku”, ka shkruar Milisavljeviq./Zëri

