Një mësues i edukimit fizik është ndaluar në Vlorë, pasi shtatë nxënëse të shkollës ku ai jepte mësim e kanë kallëzuar për ngacmim seksual.
Policia bëri me dije se u ndalua shtetasi Albano Ameti, 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik në shkollën e bashkuar Selenicë, pasi 7 nxënëse të kësaj shkolle, të moshave 14–17 vjeçe, kanë bërë kallëzim se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Burimi: gazetablic.com ↗

