KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën punonjësi i OSHEE në Vlorë

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën punonjësi i OSHEE në Vlorë

Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka humbur jetën në fshatin Kocul të Selenicës, në Vlorë, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kryerjes së detyrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, në ambientet e një nënstacioni elektrik, ku 50-vjeçari me inicialet Altin Petanaj ishte duke punuar.

Si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, punonjësi ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik. /a2cnn/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.