KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mourinho e thumbon La Ligën dhe habit me dëshirën për duelin Barcelona – Atletico Madrid

Mourinho e thumbon La Ligën dhe habit me dëshirën për duelin Barcelona – Atletico Madrid

José Mourinho ka kritikuar në mënyrë ironike vendimin e La Ligës për orarin e ndeshjeve, ndërsa ka bërë një deklaratë interesante për përballjen mes Atletico Madridit dhe Barcelonës.

Trajneri i Real Madridit u shpreh se përballja e ardhshme ndaj Valencias në Mestalla do të jetë një nga ndeshjet më të vështira të kampionatit.

“Është një nga ndeshjet më të vështira në të gjithë La Ligën. Kam frikë nga ndeshja e nesërme, natyrisht në kuptimin figurativ”, deklaroi Mourinho.

Portugezi tregoi se skuadra e tij ishte kthyer nga Athina në orët e para të mëngjesit, pas ndeshjes me AEK-un, dhe kishte vendosur që lojtarët të qëndronin në qendrën stërvitore Valdebebas për të përfituar më shumë pushim.

Ai ironizoi edhe vendimin për zhvillimin e ndeshjes të shtunën, duke iu referuar kalendarit të ngjeshur dhe futbollistëve që do të bashkohen me përfaqësueset.

Ndërkohë, kur u pyet për derbin mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, Mourinho nuk e fshehu dëshirën e tij: “Shpresoj që të humbin të dyja skuadrat”, tha ai me ironi. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.