KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Afro 1 miliard euro investime kapitale në vitin 2026, ja ku i ka orientuar shteti paratë

Afro 1 miliard euro investime kapitale në vitin 2026, ja ku i ka orientuar shteti paratë

Afro 1 miliard euro janë paraparë për investime kapitale nga buxheti i Kosovës për vitin 2026. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, vlera e përgjithshme e këtyre investimeve arrin në 998.4 milionë euro, që është 93.2 milionë euro më shumë sesa në vitin paraprak.

Nga kjo shumë, 750.8 milionë euro janë ndarë për nivelin qendror, ndërsa 247.5 milionë euro për nivelin lokal.

Por, ku janë orientuar këto mjete?

Pjesa kryesore e investimeve përqendrohet në infrastrukturën rrugore dhe transportin. Në këtë sektor janë përfshirë zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugëve magjistrale e nacionale, përfshirë aksin Prishtinë–Mitrovicë, Prishtinë–Pejë dhe Prishtinë–Gjilan, si dhe lidhjet ndërkufitare. Investimet përfshijnë edhe rehabilitimin e rrugëve rajonale, sinjalizimin rrugor, eliminimin e pikave të rrezikshme dhe hekurudhat.

Një tjetër fushë me rëndësi është mbrojtja dhe siguria, ku janë paraparë investime në pajisje, automjete, sisteme dhe infrastrukturë për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Investimet nuk ndalen vetëm te rrugët dhe mbrojtja. Në dokumentin e Ministrisë së Financave janë përfshirë edhe një sërë sektorësh të tjerë:

  • Shëndetësia: Ndërtimi dhe modernizimi i QKUK-së dhe spitaleve rajonale, pajisje të reja mjekësore dhe përforcimi i sistemit shëndetësor.
  • Arsimi: Ndërtimi i shkollave dhe çerdheve, si dhe digjitalizimi i shkollave dhe pajisja e tyre me teknologji mësimore.
  • Mjedisi dhe uji: Ndërtimi i digave, rregullimi i shtretërve të lumenjve, trajtimi i ujërave të zeza dhe projektet për mbrojtjen nga vërshimet.
  • Zhvillimi ekonomik: Ndërtimi i zonave ekonomike dhe përkrahja e inkubatorëve të biznesit në nivel vendi.
  • Kultura, sporti dhe rinia: Ndërtimi dhe renovimi i stadiumeve, objekteve sportive e kulturore, si dhe restaurimi i objekteve me rëndësi historike.
  • Komunitetet dhe kthimi: Projekte për komunitetet dhe ndërtimi i shtëpive për personat e kthyer.
  • Qeverisja dhe diplomacia: Blerja e objekteve për ambasada dhe avancimi i qeverisjes digjitale dhe shërbimeve elektronike.
  • Banimi: Investime në programet e banimit të përballueshëm.

Sipas Ministrisë së Financave, rritja e investimeve kapitale krahasuar me vitin 2025 arrin në rreth 7 për qind, ndërsa orientimi i tyre përfshin infrastrukturën publike, sigurinë, shërbimet shëndetësore, arsimin dhe zhvillimin ekonomik.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.