KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komuna e Prishtinës akuzon Hekuran Muratin: Po e bllokon kredinë 74 milionë euro për pastrimin e kryeqytetit

Komuna e Prishtinës akuzon Hekuran Muratin: Po e bllokon kredinë 74 milionë euro për pastrimin e kryeqytetit

Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka deklaruar se kredia prej 74 milionë eurosh, e dedikuar për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet, vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të mosnënshkrimit nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Musmurati ka bërë të ditur se këtë çështje e ka diskutuar në një takim me përfaqësues të Bankës Zhvillimore Gjermane (KfW), ku, sipas saj, është rikonfirmuar se kredia ende nuk është nënshkruar nga ministri Murati, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për një marrëveshje financiare prej 74 milionë eurosh, të cilën Qeveria e Kosovës e kishte nënshkruar me Qeverinë Gjermane dy vjet më parë.

Përmes këtij financimi ishte paraparë blerja e më shumë se 100 kamionëve për grumbullimin e mbeturinave, furnizimi me 10 mijë kontejnerë, si dhe ndërtimi i një qendre moderne për riciklimin e mbeturinave në rajonin e Prishtinës.

Musmurati ka kritikuar ministrin Murati për mosnënshkrimin e kredisë, duke e cilësuar këtë veprim si pengesë për zgjidhjen e problemit të mbeturinave në kryeqytet.

“Është e turpshme, e dhimbshme dhe qyqare që një ministër për inate politike të bllokojë pastrimin e Prishtinës”, ka deklaruar Musmurati.

Deri më tani, në këtë komunikatë nuk është paraqitur ndonjë qëndrim i ministrit Hekuran Murati lidhur me pretendimet e nënkryetares së Prishtinës./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.