Një person është arrestuar në Leposaviq, pasi dyshohet se ka sulmuar një tjetër pas një mosmarrëveshjeje.
Rasti ka ndodhur më 5 nëntor, rreth orës 15:30, ndërsa sipas raportit policor, të dy personat, viktima dhe i dyshuari, kanë qenë nën ndikim të alkoolit.
“Leposaviq / 05.11.2026 – 15:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët kanë qenë nën ndikim të alkoolit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Burimi: indeksonline.net ↗

