Një person mashkull ka vdekur në Gllogoc, pasi është alivanosur.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur dje (e enjte).
Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Gllogoc 05.11.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është alivanosur. Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

