KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nënkryetarja e Prishtinës: Shefi i KfW-së na konfirmoi dje se Hekuran Murati s’po e nënshkruan kredinë për pastrimin e Prishtinës

Nënkryetarja e Prishtinës: Shefi i KfW-së na konfirmoi dje se Hekuran Murati s’po e nënshkruan kredinë për pastrimin e Prishtinës

Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati ka thënë se dje e kanë konfirmuar që Hekuran Murati s’po e nënshkruan krdinë për pastrimin e rajonit të Prishtinës.

“Dje, së bashku me Kryeshefin e KRM Pastrimit, pritëm në takim delegacionin e Kfë-së gjermane ku edhe njëherë na u rikonfirmua që Ministri i Financave nuk po e nënshkruan kredinë 74 milionëshe për pastrimin e rajonit të Prishtinës.
Është e turpshme, e dhimbshme dhe qyqare që një ministër për inate politike të bllokojë pastrimin e Prishtinës. 100 kamionë të rinj, 10 mijë kontenjerë, qendër për riciklim të mbeturinave janë investime që po humbin sepse Hekruan Murati mbanë inate politike.
Ne nuk do të ndalemi, do të gjejmë forma tjera të pastrimit të qytetit, por qytetarët e Prishtinës nuk do të falin papërgjegjësinë e skajshme të një partie që ka për qëllim bllokadën e jo zhvillimin. Qytetarët e Prishtinës do të mbajnë mend që një ministër bllokoi qëllimisht pastrimin e qytetit” shkruan Musmurati në reagim./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.