KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Argjentina e “pensionon” numrin e Messit, askush nuk guxon ta veshë fanellën legjendare!

Argjentina e “pensionon” numrin e Messit, askush nuk guxon ta veshë fanellën legjendare!

Kombëtarja e Argjentinës ka marrë një vendim të veçantë për fanellën me numrin 10, e cila për vite me radhë është mbajtur nga Lionel Messi.

Sipas raportimeve të mediumit argjentinas “TyC Sports”, përzgjedhësi Lionel Scaloni ka vendosur që asnjë futbollist të mos e bartë këtë numër në dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor, shkruan Indeksonline.

Kështu, fanella ikonike e numrit 10 do të mbetet e papërdorur, pas tërheqjes së Messit nga futbolli ndërkombëtar në shtator, sipas raportimit në fjalë.

Ende nuk është marrë një vendim se cili futbollist do ta trashëgojë këtë numër në të ardhmen.

Për Argjentinën, numri 10 ka një simbolikë të veçantë, pasi përveç Messit, atë e kanë bartur edhe legjenda si Diego Maradona. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.