Producenti i BIG TALK, Agon Rexhepi, ka zbuluar ekskluzivisht emrat e dy opinionistëve që do të jenë pjesë e këtij sezoni të emisionit.
Gjatë intervistës në podcastin Big Cast në Klan Kosova, Rexhepi bëri të ditur se opinionistët e këtij sezoni do të jenë Vlorijan Halili dhe Sara Kolami.
“Opinionistë në Big Talk këtë sezon kanë me qenë dyshja fantastike, Vlorijan Halili dhe Sara Kolami”, ka deklaruar Rexhepi.
Ndërkohë, kurioziteti mbetet edhe për emrin e prezantueses së këtij sezoni, e cila pritet të zbulohet nesër në emisionin Kosova Today.
Burimi: klankosova.tv ↗

