KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dyshohen për mashtrim kompjuterik, tre persona dërgohen në paraburgim

Dyshohen për mashtrim kompjuterik, tre persona dërgohen në paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për tre të pandehur, me inicialet M.P., I.H. dhe F.Z., të dyshuar për kryerjen e katër veprave penale.

Sipas njoftimit të gjykatës, ata dyshohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, mashtrim, hyrje të paautorizuar kompjuterike dhe mashtrim kompjuterik, transmeton Klankosova.tv.

Vendimi është marrë pas seancës dëgjimore, me ç’rast gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit.

Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku i ikjes së të pandehurve, ndikimit në dëshmitarë dhe prova, si dhe përsëritjes së veprave penale apo kryerjes së veprave të tjera.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.