KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

131 aksidente në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit, 106 persona të lënduar

131 aksidente në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit, 106 persona të lënduar

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë muajit tetor 2026 në këtë rajon janë regjistruar 131 aksidente trafiku, ku 106 persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas komunikatës së policisë, nga numri i përgjithshëm i aksidenteve, 74 kanë qenë me lëndime, ndërsa 57 me dëme materiale.

Në krahasim me tetorin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 141 aksidente, këtë vit numri i tyre ka shënuar rënie prej 7.1 për qind.

Megjithatë, numri i aksidenteve me lëndime është rritur. Në tetor të vitit të kaluar ishin regjistruar 57 aksidente të tilla, me 91 persona të lënduar.

Ndërkohë, gjatë tetorit të këtij viti, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 6 mijë e 895 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, krahasuar me 6 mijë e 847 sa ishin shqiptuar në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Kjo paraqet rritje prej 0.7 për qind të numrit të gjobave.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në komunikacion, ndërsa u ka bërë apel shoferëve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut.

Rajoni i Ferizajt përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.