KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Shpresa bëhet realitet në QKUK, realizohet lindja pas fertilizimit të asistuar

Shpresa bëhet realitet në QKUK, realizohet lindja pas fertilizimit të asistuar

Një tjetër arritje është shënuar në shëndetësinë publike në Kosovë. Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK është realizuar lindja e parë me prerje cezariane e një pacienteje, shtatzënia e së cilës ishte arritur përmes procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF) në sektorin publik.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Zef Ndrejaj, përmes një postimi në Facebook, ku ka vlerësuar këtë si një arritje të rëndësishme për gjinekologjinë dhe shëndetësinë publike në vend, transmeton Klankosova.tv.

Ndrejaj ka thënë se ky sukses është rezultat i punës, përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit shëndetësor, ndërsa ka theksuar se shërbimi i IVF-së në Klinikë po konsolidohet dhe po zhvillohet.

“Sot pata kënaqësinë dhe nderin që, së bashku me kolegët e mi të Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK, të realizojmë lindjen e parë me prerje cezariane të një pacienteje, shtatzënia e së cilës ishte arritur përmes procedurave të fertilizimit të asistuar në sektorin publik të shëndetësisë në Kosovë”, ka shkruar Ndrejaj.

“Ky moment shënon një arritje të rëndësishme dhe një dëshmi konkrete të punës, përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit tonë. Njëkohësisht, dëshmon se shërbimi i IVF-së në Klinikën tonë po konsolidohet, po zhvillohet dhe ka një të ardhme premtuese”, ka theksuar ai.

Sipas Ndrejajt, kjo arritje përtej suksesit institucional paraqet edhe një mundësi të re për çiftet që përballen me infertilitetin, duke dëshmuar se edhe në sektorin publik mund të ofrohen shërbime moderne dhe cilësore.

“Ky sukses nuk është vetëm një arritje e jona institucionale. Është një lajm i mirë për gjithë qytetarët e Kosovës, një shpresë e re për çiftet që përballen me sfidat e infertilitetit dhe një dëshmi se edhe në sektorin publik mund të ndërtohen shërbime moderne, cilësore dhe të besueshme”, ka shkruar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.