Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka deklaruar se Zvicra qëndron pranë gjykatave ndërkombëtare dhe i pranon vendimet e tyre, duke theksuar se ato nuk janë çështje për diskutim politik.
“Mund t’ju jap përgjigjen e zakonshme për pyetje të tilla kudo në botë. Zvicra qëndron pranë gjykatave ndërkombëtare dhe Zvicra pranon vendimet e gjykatave ndërkombëtare, të gjykatave të ndryshme që janë të legjitimuara për të marrë këto vendime, dhe nuk i komenton ato, sepse ato janë vendime gjyqësore dhe jo një diskutim politik”, ka deklaruar Cassis.
Burimi: indeksonline.net ↗

