KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

MPJ e Bullgarisë: Kemi qëndrim konsistent ndaj Maqedonisë, anashkalimi i Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë është humbje kohe

MPJ e Bullgarisë: Kemi qëndrim konsistent ndaj Maqedonisë, anashkalimi i Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë është humbje kohe

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Bullgarisë njofton se mbështet politikat e përcaktuara nga Presidenca Qipriote me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Gjatë një diskutimi të organizuar nga “PanEuropa” dhe Fondacioni Konrad Adenauer, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme njoftoi se MPJ mbështet prioritetet e Qipros në fushat e sigurisë, mbrojtjes, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.
Në bashkëpunim me Presidencën Qipriote të Këshillit të Bashkimit Evropian, Ministria e Punëve të Jashtme tërhoqi vëmendjen edhe për marrëdhëniet e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut.

“Bullgaria do të vazhdojë të ketë një qëndrim të qartë dhe të qëndrueshëm ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nuk ka kushte shtesë përveç zbatimit të të gjitha aspekteve të Marrëveshje për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunimit”, tha Zv. ministri i Punëve të Jashtme, i cituar nga “News.bg”.

Prandaj, ata theksojnë se “përpjekjet për të anashkaluar marrëveshjen dhe për ta simuluar atë do të çojnë në humbje të kohës së çmuar dhe humbje të mundësive të vlefshme”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.