Në përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, në nderim të tij është organizuar një aktivitet për dhurimin vullnetar të gjakut.
Pjesë e këtij aktiviteti është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut, në shenjë nderimi dhe kujtimi për Astrit Deharin.
Aktiviteti synon të përcjellë mesazhin e solidaritetit dhe humanizmit përmes dhurimit vullnetar të gjakut. /EO
Burimi: zeri.info ↗

