KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Festivali i 26-të i Filmit Frankofon sjell në Kosovë kinematografinë e pesë shteteve

Festivali i 26-të i Filmit Frankofon sjell në Kosovë kinematografinë e pesë shteteve

Kinematografia frankofone do të jetë në qendër të vëmendjes në Kosovë përmes edicionit të 26-të të Festivalit të Filmit Frankofon, i cili do të mbahet nga 4 deri më 10 nëntor 2026.

Hapja e festivalit u bë të mërkurën në orën 19:00, me filmin “La Bataille de Gaulle”, me regji nga Antonin Gaudry.

Këtë vit festivali do të prezantojë një program të pasur filmash, duke sjellë para publikut krijimtarinë dhe diversitetin e kinematografisë frankofone. Përzgjedhja përfshin filma nga Franca, Belgjika, Zvicra, Kanadaja dhe Luksemburgu, si dhe bashkëprodhime të ndryshme frankofone.

Përmes këtij edicioni, festivali synon ta shndërrojë kinemanë në një urë lidhëse ndërmjet kulturave, duke nxitur dialogun, shkëmbimin kulturor dhe njohjen me perspektiva të reja artistike.

Përgjatë shtatë ditëve, publiku do të ketë mundësinë të zbulojë histori, kultura dhe qasje të ndryshme kinematografike, në një festë të filmit dhe gjuhës frankofone.

Java e Filmit Frankofon organizohet nga Ambasada e Francës në Kosovë dhe Instituti Francez i Kosovës. /KlanKosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.