Komuna e Istogut ka njoftuar se është hapur zyrtarisht Tregu i Gjelbërt, një hapësirë e re që synon zhvillimin e tregtisë dhe mbështetjen e prodhuesve e tregtarëve lokalë.
Sipas njoftimit, prerjen e shiritit përurues e bëri kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë qytetarë, tregtarë dhe të pranishëm të tjerë, të cilët mirëpritën hapjen e këtij tregu.
Komuna ka bërë të ditur se tregu i ri synon të krijojë kushte më të mira për tregtarët dhe një hapësirë të përshtatshme për qytetarët e Istogut. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

