KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksion simbolik i veteranëve para BE-së: Kundërshtojnë Gjykatën Speciale

Aksion simbolik i veteranëve para BE-së: Kundërshtojnë Gjykatën Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbajtur një aksion simbolik para zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë, në shënimin e gjashtëvjetorit të arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se përmes këtij aksioni kanë synuar të shprehin pakënaqësinë dhe mllefin e tyre ndaj Gjykatës Speciale, të cilën e konsiderojnë të padrejtë, transmeton Klankosova.tv.

Gucati ka theksuar se aksioni është mbajtur para zyrës së BE-së për shkak se, sipas tij, Bashkimi Evropian e financon këtë gjykatë.

“Kemi bërë një aksion para zyrës së BE-së, që ta shprehim pakënaqësinë tonë, mllefin tonë, që kjo gjykatë është e padrejtë dhe kjo gjykatë financohet nga BE-ja”, ka deklaruar Gucati për mediat.

Përmes këtij aksioni, veteranët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.