Një deputet nga komunitetet joshumicë është parë duke ndjekur ndeshje sportive përmes një platforme bastesh, në kohën kur në Kuvendin e Kosovës po zhvillohej seanca parlamentare.
Në pamjet e siguruara nga Gazeta Blic, deputeti shihet duke shikuar me vëmendje ndeshjet sportive në platformën në fjalë, derisa punimet e Kuvendit ishin në zhvillim.
Pamjet e këtij momenti janë bërë publike, duke ngritur pikëpyetje për angazhimin e deputetit gjatë kohës së seancës parlamentare.
Burimi: lajmi.net ↗

