KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kompania amerikane Grabit së shpejti në Prishtinë, synon zgjerimin në gjithë Kosovën

Kompania amerikane Grabit së shpejti në Prishtinë, synon zgjerimin në gjithë Kosovën

Me investim amerikan, Grabit po zgjeron shërbimet e saj në Kosovë, duke krijuar mundësi të reja për bizneset lokale, korrierët dhe qytetarët. Paralelisht, kompania po përgatit edhe Grabit Ride.

Grabit, kompania amerikane që operon përmes Grabit Kosova L.L.C., po përgatitet të sjellë së shpejti shërbimin e dërgesave në Prishtinë. Pas pranisë në Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë, kryeqyteti është hapi i radhës drejt synimit për zgjerim në gjithë Kosovën.

Pas platformës qëndron Grabit Global Inc. nga SHBA-ja, me investim amerikan dhe ekip ndërkombëtar që bashkëpunon me stafin lokal për zhvillimin e shërbimeve.

“Prishtina është prioriteti ynë i radhës. Synojmë që Grabit të jetë i pranishëm në gjithë Kosovën, duke u ofruar qytetarëve një alternativë të re për porositje dhe bizneseve lokale mundësi për të zgjeruar shitjet. Investimi amerikan dhe ekipi ynë ndërkombëtar janë mbështetje e rëndësishme për këtë zhvillim”, thotë Meridian Jaha, drejtor operativ i Grabit në Kosovë.

Përveç zgjerimit, kompania po kontribuon edhe në krijimin e mundësive ekonomike për familjet kosovare.

“Investimi i Grabit Global nga SHBA-ja tashmë u ka mundësuar dhjetëra familjeve në Kosovë të sigurojnë të ardhura. Ne synojmë të mbajmë komisione të arsyeshme për bizneset, tarifa të përballueshme për klientët dhe shpërblime tërheqëse për korrierët. Duam që rritja e Grabit të sjellë përfitime për të gjithë partnerët tanë”, thekson Zgjim Gashi, drejtor financiar (CFO) i Grabit Kosova L.L.C.

Ndërkohë, kompania po përgatit Grabit Ride, shërbimin e transportit përmes aplikacionit, për të cilin së shpejti pritet të hapen regjistrimet për kompani taksish dhe shoferë individualë.

Me zgjerimin e dërgesave dhe zhvillimin e Grabit Ride, kompania synon të ndërtojë një platformë që lidh teknologjinë amerikane me bizneset dhe nevojat e qytetarëve të Kosovës.

Për njoftimet e ardhshme, vizitoni www.grabitapp.net dhe ndiqni Grabit në rrjetet sociale.

Facebook: https://www.facebook.com/

grabit.delivery.kosovaInstagram: https://www.instagram.com/grabit.delivery.kosova

TikTok: https://www.tiktok.com/@grabitdelivery.kosova


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.