KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lirohet pas një viti Behar Preniqi, kosovari i arrestuar nga Serbia në kufi me Kroacinë

Lirohet pas një viti Behar Preniqi, kosovari i arrestuar nga Serbia në kufi me Kroacinë

Pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë, Behar Preniqi është liruar, duke i dhënë fund pritjes së gjatë të familjes së tij për ta parë sërish në mesin e tyre.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, përmes një postimi në Facebook, ku kanë shprehur emocionet për lirimin e Beharit dhe pritjen e kthimit të tij pranë familjes.

“Ditë feste për familjen tonë, lirohet nga burgu i Serbisë vëllai ynë, Behar Preniqi. E presim me padurim ardhjen e tij”, thuhet në postimin e familjarëve.

Rasti i Behar Preniqit ishte raportuar nga gazeta “Sinjali” më 5 gusht 2025, kur ai ishte arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare Bajakovo, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, derisa po kthehej nga Gjermania.

Arrestimi i tij ishte bërë nën pretendimet se kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pretendime që në atë kohë ishin mohuar nga një familjare e tij.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.