KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

22 të arrestuar për bixhoz të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash

22 të arrestuar për bixhoz të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash

Një operacion kundër organizimit të lojërave të paligjshme të fatit, i zhvilluar në rajonin e Prizrenit, ka rezultuar me arrestimin e 22 personave.

Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policisë së Kosovës, operacioni është realizuar të mërkurën në mbrëmje, më 4 nëntor, në kuadër të planit operativ “Bixhozi”, pas hetimeve të zhvilluara për një periudhë të gjatë, transmeton Zeri.info.

Gjatë operacionit janë kontrolluar 20 lokacione, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi banimi, në tri komuna: Prizren, Suharekë dhe Dragash.

Në këto lokacione janë sekuestruar prova të ndryshme, përfshirë rreth 10 mijë euro para të gatshme, pajisje elektronike, katër armë zjarri dhe municion.

Prokuroria ka bërë të ditur se 22 personat e arrestuar janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Me vendim të prokurorit, 19 prej tyre janë ndaluar për 48 orë, ndërsa tre të tjerë janë liruar dhe do të hetohen në procedurë të rregullt.

Të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga neni 294, paragrafi 2, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Operacioni është udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe është realizuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve, me mbështetjen e njësive të tjera policore të rajonit. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.