KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama flet për ftesat nga Prokuroria: Po e luftojmë një pushtet që po na pengon me punu

Rama flet për ftesat nga Prokuroria: Po e luftojmë një pushtet që po na pengon me punu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për ftesat që kanë marrë nga Prokuroria, duke thënë se puna e ekzekutivit komunal është zhvillimi i kryeqytetit, ndërsa Prokuroria duhet të vlerësojë nëse projektet po realizohen në përputhje me ligjin.

Në një prononcim për media, Rama ka thënë se i ka bërë thirrje Prokurorisë që të mos bëhet pjesë e ndikimeve politike.

Ai ka përmendur si shembull projektin e sheshit në rrugën “Xhorxh Bush”, ku thotë se kanë pasur pengesa nga niveli qendror.

“Puna jonë është me e zhvillu kryeqytetin, puna e Prokurorisë është me e pa a po i bëjmë të gjitha brenda ligjit. Të gjithë po i kryejmë punët tona. Unë vetëm kam bërë ftesë ndaj Prokurorisë që të mos bjerë pre e politikës. Për shembull, kemi zhvillimin e projektit të sheshit në ‘Xhorxh Bush’. E dini se çfarë sfidash kemi pasur me nivelin qendror, janë munduar të na bllokojnë në mënyrë joligjore. Na i kanë humbur një orë e gjysmë apo dy, ndërsa deri sot krejt këtë hapësirë do ta kishim pasur të hapur për qytetarët”, ka deklaruar Rama.

Ai ka shtuar se, sipas tij, Komuna nuk ka vepruar jashtë ligjit, por po përballet me pengesa nga pushteti qendror.

“Nuk jemi duke bërë asgjë jashtë ligjit. Përkundrazi, jemi duke luftuar një pushtet të jashtëligjshëm që po na pengon t’i kryejmë punët tona për të mirën e qytetarëve”, ka thënë Rama./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.