KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Varet nga Emre”, Kuyt dëshiron të qendroj te Fenerbahce: Jam i lumtur këtu!

“Varet nga Emre”, Kuyt dëshiron të qendroj te Fenerbahce: Jam i lumtur këtu!

Dirk Kuyt ka shprehur dëshirën për të vazhduar të jetë pjesë e Fenerbahces, duke theksuar se e ardhmja e tij në klub varet nga vendimi i presidentit dhe nga mbështetja e Emre Belozoglu.

Ish-futbollisti holandez, i cili aktualisht është pjesë e strukturave të klubit turk, ka bërë të ditur se është i gatshëm të vazhdojë punën për aq kohë sa drejtuesit e klubit e dëshirojnë praninë e tij, shkruan Indeksonline

“Presidenti më dha mundësinë të jem pjesë e këtij klubi të madh. Për aq kohë sa ai më dëshiron këtu dhe për aq kohë sa edhe Emre është dakord, unë do të vazhdoj të qëndroj”, u shpreh Kuyt.

Ai theksoi se në këtë çështje rëndësi nuk ka individi, por interesat e klubit, duke shprehur hapur dashurinë për Fenerbahcen.

🔹 Dirk Kuyt: Başkan bana bu harika kulüpte olma şansı verdi. Beni burada istediği sürece, Emre de buna tamamsa ben kalmaya devam edeceğim.

Buradaki önemli olan şey kişi değil, kulüp için en önemlisi. Ben Fenerbahçe'de kalmak istiyorum, Fenerbahçe'yi çok seviyorum. Fenerbahçe… pic.twitter.com/qHyqz4CtoH

— mackolik (@mackolik) November 4, 2026

“Gjëja më e rëndësishme këtu nuk është individi, por ajo që është më e mira për klubin. Unë dua të qëndroj te Fenerbahçe, e dua shumë këtë klub. Duhet të bëjmë atë që është më e mira për Fenerbahcen.

Çfarëdo vendimi që merr presidenti, ai duhet të jetë në të mirën e klubit”, përfundoi holandezi.

Kujtojmë që Kuyt ishte bërë pjesë e Fenerbahces pas ofertës nga ish-trajneri, Ismail Kartal./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.