KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Përplasje mes Anjezës dhe Fuegos në orët e vona, Zoja ndërhyn për t’i ndarë dhe qetësuar gjakrat

Përplasje mes Anjezës dhe Fuegos në orët e vona, Zoja ndërhyn për t’i ndarë dhe qetësuar gjakrat

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku protagonistë ishin reperi Fuego dhe gazetarja Anjeza Gubetini.

Dy banorët janë përfshirë në një përplasje verbale në dhomën e gjumit, ku Anjeza iu drejtua Fuegos me tone të larta, duke i thënë se e njeh mirë karrierën dhe të gjithë rrugëtimin e tij.

“Ta di karrierën, ta di krejt ecurinë, di gjithçka për ty”, dëgjohet t’i thotë ajo reperit, teksa i afrohej gjatë debatit.

Situata u tensionua edhe më shumë nga afrimi i Anjezës, çka bëri që banorja tjetër, Zojë Nushi, të ndërhynte për të parandaluar përshkallëzimin e përplasjes.

Ajo u përpoq ta qetësonte gazetaren dhe të mos e lejonte t’i afrohej më tej Fuegos, me qëllim që situata të mos agravonte.

Debati ka tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë, ndërsa mbetet të shihet nëse përplasja mes dy konkurrentëve do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.