Një rast i dhunës në familje është regjistruar të enjten në Malishevë.
Policia, në raportin 24-orësh, ka bërë me dije se një mashkull është dërguar në mbajtje pas dhunës psikike që ka ushtruar ndaj viktimës femër, raporton Klankosova.tv.
“Malishevë / 04.11.2026 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

