KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Kuzhinieri italian largohet nga puna pasi refuzoi të vendoste ananas në picë

Kuzhinieri italian largohet nga puna pasi refuzoi të vendoste ananas në picë

Një kuzhinier italian, u shkarkua nga puna në një restorant në Brisbane të Australisë, për shkak se kishte refuzuar të vendoste ananas në picë.

Davide Tamburella u largua nga vendi i tij i punës në muajin maj, në restorantin tashmë të mbyllur La Costa, dy javë pas një takimi me menaxhmentin, i cili kishte një sërë ankesash lidhur me sjelljen e kuzhinierit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Ndër ankesat ishte edhe refuzimi i Tamburellas për të përgatitur pica me proshutë dhe ananas për mysafirët në një organizim të veçantë.

Rasti doli në dritë pasi kuzhinieri iu drejtua Komisionit Australian për Punë të Drejta (Fair Ëork Commission), duke pretenduar se ishte larguar padrejtësisht nga puna.

Në vendimin e publikuar të martën, Komisioni vuri në dukje se Tamburella kishte refuzuar vendosjen e ananasit në pica sepse, siç thuhet në vendim, “ai konsideron se, si italian, vendosja e ananasit në picë është fyerje ndaj kulturës së tij”.

Komisioni theksoi gjithashtu se kjo ishte hera e tretë brenda katër vjetësh që Tamburella kishte refuzuar të përdorte këtë frut në pica.

Më herët, ai i kishte kërkuar shefit të tij që “të kontrollonte se sa e rëndësishme është për italianët të mos vendosin ananas në picë”. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.