KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Flick përballet me dilemën e madhe në mesfushë, De Jong favorit për vendin e Rodrit

Flick përballet me dilemën e madhe në mesfushë, De Jong favorit për vendin e Rodrit

Lëndimi i Rodrit e detyron Barcelonën të ndryshojë planet për sfidën e së dielës ndaj Atletico Madridit.

Mesfushori spanjoll do të mungojë në një ndeshje shumë të rëndësishme, ku skuadra e Hansi Flickut synon të marrë një rezultat pozitiv në “Metropolitano”.

Frenkie de Jong shihet si zgjidhja më e mundshme për ta mbuluar mungesën e tij.

Holandezi mund t’i japë Barcelonës kontroll më të madh të topit dhe të krijojë lidhjen me Pedrin, duke ndihmuar skuadrën të shmangë humbjet e panevojshme të posedimit.

Megjithatë, De Jong nuk ofron të njëjtën siguri si Rodri në aspektin e mbulimit defensiv dhe në ndërprerjen e kundërsulmeve.

Kjo mund të jetë veçanërisht e rëndësishme ndaj Atletico Madridit, që ka lojtarë të rrezikshëm në hapësira dhe në tranzicion.

Marc Bernal është një tjetër kandidat për këtë pozitë, pasi profili i tij i ngjan më shumë Rodrit. Por, përvoja dhe autoriteti i nevojshëm në mesfushë ende nuk janë në nivelin e kërkuar. Për këtë arsye, De Jong pritet të jetë zgjedhja e parë e Flickut. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.