KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për fajde dhe manipulim me prova, dyshohet se shkaktuan 140 mijë euro dëm

Aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për fajde dhe manipulim me prova, dyshohet se shkaktuan 140 mijë euro dëm

Prokuroria Themelore në Prizren, i ka ngritur aktakuzë dy personave me inicialet B.K dhe F.S, ky i fundit gjendet në arrati pasi dyshohet se kanë kryer veprën panele “fajdeja”.

Gjithashtu, aktakuza i është ngritur edhe të pandehurit H.T, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Manipulimi me prova” nga neni 389 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, të pandehurit B.K. dhe F.S., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe papërvojën e të dëmtuarit L.S., kanë dhënë hua në shuma të ndryshme parash, duke vendosur kamata dhe provizione mujore dukshëm jo proporcionale me shumat e huazuara. Në këtë mënyrë, përmes marrëveshjeve të njëpasnjëshme të huadhënies dhe kërkesave për pagesën e detyrimeve, të pandehurit kanë përfituar shuma të konsiderueshme pasurore, ndërsa të dëmtuarve L.S., dhe babait të tij M.S., u kanë shkaktuar dëm në shumën prej 140,000 euro. Ndërsa, i pandehuri H.T., gjatë muajit prill 2024, në Suharekë, nga i dëmtuari M.S., e merr origjinalin e marrëveshjes së huasë, të lidhur ndërmjet B.K., dhe L.S., me pretekstin se do t’ia prezantojë B.K., mirëpo, pasi ia prezanton, e shkatërron dokumentin dhe e bën të papërdorshëm, me qëllim të pamundësimit të përdorimit të tij në procedurë penale”, thuhet në njoftim të Prokurorisë. 

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.