KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

OBSH: Duhani po dëmton drejtpërdrejt aftësinë riprodhuese të femrave dhe meshkujve

OBSH: Duhani po dëmton drejtpërdrejt aftësinë riprodhuese të femrave dhe meshkujve

Duhani po dëmton drejtpërdrejt edhe në aftësinë riprodhuese të femrave dhe meshkujve. Faktet e reja shkencore të publikuara së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, treguan se gratë që pinë duhan kanë rreth  50% më shumë rrezik për infertilitet, krahasuar me ato që nuk pinë.

“Ndikon si në infertilitetin femëror edhe në infertilitetin mashkullor dhe është pare që vonon mundësinë për të ngelur shtatzanë rreth 50% tek çifti nëse çiftet janë duanpirës”, deklaroi Blerti Çami, gjinekolog në Maternitetin “Koço Gliozheni“.

Por pasojat nuk kufizohen vetëm te gratë. Një rishikim shkencor që përfshin më shumë se 60 mijë meshkuj evidenton lidhjen mes duhanpirjes dhe uljes së lëvizshmërisë së spermatozoideve, si dhe ndryshimeve në morfologjinë e tyre. OBSH thekson fort  se ndërprerja e duhanit rrit shancet për tu bërë prindër

“Ndikon në përmirësimin me 25% të mundësisë për të ngelur shtatzanë. Procesi i spermatogjenezës, pra i prodhimit të qelizave seksuale mashkullore rigjenerohet çdo tre muaj. Kështu që një periudhë të paktën tremujore ndërprerje duanpirje është parë që sjell ndryshime sinjifikative në rezultatet e qoftë të mundësisë për të ngelur në mënyrë natyrale, qoftë nëse do i nënshtrohen teknikave të riprodhimeve mjekësore të asistuara”, deklaroi Çami.

Edhe duhanpirja pasive është faktuar si rrezik për infertiliet.

“Duhanpirja pasive ka efektet e veta dhe ajo gjithashtu ndikon në uljen e mundësisë për të ngelur shtatzanë”, shtoi gjinekologu.

Sot 1 në 6 çifte nuk arrijnë dot të riprodhohen. Shkaqet  qëndrojnë si tek femrat ashtu edhe te meshkut ndërsa një % e vogël janë shkaqe të panjohura. Mjekët apelojnë për jetë larg veseve si duhani dhe alkolipasi edhe ato që I drejtohen fertilizimit in vitro kanërezultate më të dobëta për një lindje të suksesshme./rtsh

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.