KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zvicra nuk pret përmirësim të marrëdhënieve me Trumpin pas humbjes së republikanëve në Kongres

Zvicra nuk pret përmirësim të marrëdhënieve me Trumpin pas humbjes së republikanëve në Kongres

Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara nuk pritet të sjellë përmirësim të marrëdhënieve mes Zvicrës dhe administratës së presidentit Donald Trump.

Kështu vlerëson gazeta zvicerane Le Temps, në një analizë të publikuar.

Fitorja e demokratëve në të dyja dhomat e Kongresit amerikan është pritur me kënaqësi nga të Gjelbrit në Zvicër, të cilët e konsiderojnë rezultatin si një sinjal kundër politikës së ndjekur nga Trump.

Ndërkohë, në kampin e djathtë theksohet se shqetësimet për fuqinë blerëse dhe gjendjen ekonomike mbeten çështje qendrore, si në SHBA, ashtu edhe në Zvicër, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht ndryshimit të balancave politike në Uashington, nuk pritet që politika doganore amerikane ndaj Zvicrës të ndryshojë në afat të shkurtër.

Fitorja e demokratëve mund t’ia vështirësojë Trumpit zbatimin e disa nismave të brendshme, por nuk ia heq kompetencat presidenciale në politikën e jashtme dhe tregtare.

Për Zvicrën, kjo nënkupton se mosmarrëveshjet tregtare me SHBA-në dhe pasiguria për eksportuesit zviceranë do të vazhdojnë, pavarësisht humbjes së republikanëve në Kongres.

Sipas vlerësimit të “Le Temps”, ndryshimi i shumicës parlamentare amerikane nuk përbën garanci për një kthesë në marrëdhëniet dypalëshe dhe as për lehtësimin e barrës doganore ndaj produkteve zvicerane./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.