Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar për herë të parë publikisht pas largimit të saj të papritur dhe shumë të komentuar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4.
Fjolla dha dorëheqjen nga spektakli të hënën, duke vendosur të largohet për shkak të presionit të madh psikologjik që, sipas saj, kishte ndjerë në raport me disa prej banorëve brenda shtëpisë.
Pas zhurmës së madhe të krijuar në publik dhe në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit, këngëtarja ka zgjedhur të thyejë heshtjen me një reagim të veçantë në InstaStory.
Ajo publikoi një fotografi të pazakontë dhe ironike, ku shfaqet në tualetin e meshkujve, duke improvizuar sikur po urinonte — një imazh që u interpretua nga ndjekësit si një mesazh i drejtpërdrejtë dhe provokues ndaj situatave që kishte kaluar.
Në mbishkrimin e fotografisë, Fjolla Morina shkroi shkurt, por me domethënie: “Ju dua ata që më mbështetën… Faleminderit”.
Foto: Fjolla Morina/InstaStory
Ky reagim ka ngjallur menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e saj kanë shprehur mbështetje, ndërsa të tjerë kanë komentuar mënyrën ironike dhe simbolike me të cilën ajo zgjodhi të reagojë.
Largimi i Fjolla Morinës nga Big Brother VIP Kosova 4 vazhdon të mbetet një nga momentet më të diskutuara të këtij edicioni, ndërsa reagimi i saj i parë ka rikthyer sërish vëmendjen mbi arsyet dhe pasojat e këtij vendimi. /Telegrafi/