KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

51 kartonë të kuq në një ndeshje, Brazili e regjistron një rekord të çmendur botëror

51 kartonë të kuq në një ndeshje, Brazili e regjistron një rekord të çmendur botëror

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në futbollin brazilian, ku një ndeshje e kampionatit U20 ka përfunduar me plot 51 kartonë të kuq, duke vendosur një rekord të ri botëror.

Bëhet fjalë për përballjen mes Uberlândias dhe Mamorés, në gjysmëfinalen e kampionatit të Minas Gerais për grupmoshat U20, ku skuadra mysafire triumfoi me rezultat 3:1.

Situata doli jashtë kontrollit në minutat shtesë, pasi Mamoré shënoi golin e tretë. Festimi i lojtarit Davi Fernandes Bittencourt pranë bankinës kundërshtare shkaktoi reagimin e pjesëtarëve të Uberlândias, ndërsa trajneri i portierëve të vendasve e shtyu futbollistin kundërshtar.

Kjo shkaktoi një përleshje masive ku u përfshinë lojtarët, rezervistët, stafet teknike e madje edhe topmbledhësit.

Në fushë u hodhën karrige dhe barela, ndërsa situata ishte aq e rëndë sa u desh ndërhyrja e policisë.

Arbitri Fernando Patrick Drosghic Modesto regjistroi gjithsej 51 përjashtime: 43 futbollistë dhe tetë pjesëtarë të stafit teknik.

Tre lojtarë ishin përjashtuar para përleshjes, ndërsa 48 kartonët e tjerë të kuq erdhën si pasojë e incidentit masiv.

Kështu, rekordi i mëparshëm prej 36 kartonësh të kuq, i vendosur në një ndeshje në Argjentinë në vitin 2011, u tejkalua ndjeshëm. Megjithatë, njohja zyrtare e rekordit nga Guinness kërkon konfirmimin përkatës. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.