KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

51 kartonë të kuq! Një festim goli në Brazil shkaton trazira mes lojtarëve

51 kartonë të kuq! Një festim goli në Brazil shkaton trazira mes lojtarëve

Gjysmëfinalja e kampionatit U20 mes Uberlandias dhe Mamores në Brazil përfundoi në kaos në minutat shtesë të ndeshjes.

Pasi Mamore shënoi golin e tretë, një futbollist festoi përpara bankinës së skuadrës vendase, duke shkaktuar një përleshje masive.

Lojtarët dhe stafet e të dyja skuadrave u përfshinë në përleshje, ndërsa në drejtim të tyre u hodhën edhe objekte të ndryshme.

Për shkak të kaosit, gjyqtari nuk arriti të ndante kartonët e kuq në fushë, por më vonë i regjistroi përjashtimet në raportin zyrtar të ndeshjes.

Bilanci ishte i pabesueshëm: 43 futbollistë dhe tetë anëtarë të stafit teknik u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Kështu, u tejkalua rekordi i mëparshëm i Librit të Rekordeve Guinness, i cili ishte 36 përjashtime në një ndeshje./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.