KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohet aktiviteti i 11 fabrikave, AUV-i identifikoi 56 produkte me vaj palme

Ndalohet aktiviteti i 11 fabrikave, AUV-i identifikoi 56 produkte me vaj palme

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë kontrolleve të realizuara nga maji deri në shtator të këtij viti, ka ndaluar aktivitetin e 11 fabrikave ose linjave të prodhimit të qumështit dhe produkteve të tij, për shkak të përpunimit ose paketimit të produkteve me përmbajtje të vajit të palmës pa autorizimet përkatëse.

Në përgjigjen e dhënë për RTK-në, AUV-i ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë inspektuar 30 subjekte dhe janë identifikuar gjithsej 56 produkte me përmbajtje të vajit të palmës. Po ashtu, nga tregu janë tërhequr 16 mijë e 457.81 kilogramë produkte.

Masat e ndërmarra kanë përfshirë ndalimin e aktiviteteve të paautorizuara, tërheqjen e produkteve jokonforme nga tregu, ndërprerjen e certifikimit për eksport dhe inicimin e procedurave ligjore ndaj operatorëve që kanë shkelur kërkesat në fuqi.

Ndërkohë, AUV ka nisur zbatimin e një programi të përhershëm të survejimit dhe monitorimit të sektorit të qumështit, i cili parasheh kontrolle të rregullta dhe analiza laboratorike të përmuajshme për produktet vendore dhe ato të importuara.

Analizat do të përfshijnë verifikimin e përmbajtjes së vajit të palmës dhe yndyrave të tjera bimore, qumështit pluhur, aflatoksinave, mbetjeve të antibiotikëve dhe sigurisë mikrobiologjike.

Mostrat do të merren në fabrikat e përpunimit, pikat e grumbullimit të qumështit, depot, pikat e importit dhe rrjetin e shitjes me pakicë.

Sipas AUV-së, programi synon identifikimin e hershëm të parregullsive, mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin që produktet e qumështit të përmbushin kërkesat ligjore për përbërjen, etiketimin, cilësinë dhe sigurinë ushqimore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.