Federico Valverde ka zbuluar çelësin e rikthimit të jashtëzakonshëm të Real Madridit në fitoren 3-2 ndaj AEK Athinës në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori uruguaian ishte heroi i madrilenëve, duke realizuar golin vendimtar në minutën e 90+2, me një goditje të fuqishme nga distanca që i siguroi skuadrës tri pikë të rëndësishme.
Pas ndeshjes, Valverde theksoi se sekreti i suksesit qëndron te besimi i ndërsjellë dhe fakti që skuadra nuk ndalet së luftuari deri në fund.
"Ishte një ndeshje e vështirë dhe e komplikuar. Mendoj se e kontrolluam lojën dhe duhet ta përgëzoj ekipin për përpjekjet e bëra", deklaroi ai.
Kapiteni i Real Madridit tregoi se pësimi i golave nuk e ndryshoi qasjen e skuadrës.
"Pas golit të parë të tyre, skuadra vazhdoi me lojën dhe punën që kishim bërë gjatë javës. E rimorëm kontrollin, filluam sërish të sulmonim dhe treguam të njëjtin angazhim", u shpreh uruguaiani.
Valverde vlerësoi gjithashtu besimin që ekziston brenda grupit, duke theksuar rëndësinë e stafit teknik dhe bashkëlojtarëve.
"Merita i takon stafit teknik dhe lojtarëve për besimin e vazhdueshëm te njëri-tjetri. Është kënaqësi të luash nën drejtimin e këtij stafi teknik. Ne nuk do të ndalemi kurrë së provuari", përfundoi ai. /Zëri

