Real Madridi nuk ka hequr dorë nga mundësia për ta rikthyer Nico Pazin në skuadër, pavarësisht interesimit të madh nga klubet angleze. Mesfushori argjentinas 22-vjeçar po shkëlqen te Como, ku ka realizuar katër gola dhe ka dhënë pesë asistime në dhjetë ndeshje këtë sezon. Paraqitja e tij e fundit kundër Manchester Unitedit ishte e jashtëzakonshme, me dy gola dhe një asistim në fitoren 4-1 të skuadrës italiane.
Chelsea dhe Manchester United po e përcjellin nga afër lojtarin dhe po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të tij në verën e vitit 2027. Megjithatë, Reali ka një përparësi të rëndësishme: të drejtën për ta rikthyer Pazin për 80 milionë euro. Kjo mundësi mund të aktivizohet nga 1 deri më 15 korrik 2027. Ndërkohë, Como dëshiron ta mbajë argjentinasin edhe për sezonin e ardhshëm, pasi ai është bërë një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës së trajnerit Cesc Fabregas.

