KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Debutoi të ekipi danez Sonderjyske, Enis Zeqiri: Jam lindur dhe rritur në Danimarkë, por ëndërroj vetëm Kosovën

Debutoi të ekipi danez Sonderjyske, Enis Zeqiri: Jam lindur dhe rritur në Danimarkë, por ëndërroj vetëm Kosovën

Edhe pse ka lindur dhe është rritur në Danimarkë, ëndrra e tij e vetme është përfaqësimi i Kosovës. Kështu ka deklaruar mesfushori i talentuar Enis Zeqiri gjatë intervistës për Telegrafin.

Zeqiri, vetëm 18 vjeç fitoi vëmendjen javë më parë në Danimarkë, kur iu dha rasti te debutoi te ekipi i njohur Sonderjyske, pra akademi ku janë formuar edhe dyshja që kanë filluar të bëjnë emër, si Olti Hyseni dhe Albert Rrahmani.

Zeqiri zhvilloi minutat e parë në humbjen e dhimbshme (5-1) nga Horsens. Ai ka pranuar se kishte shumë emocione, por debutimi profesional tashmë ia ka shtuar motivin për të punuar edhe më fortë.

“Kur u futa në lojë isha jashtëzakonisht i emocionuar. Ishte si një ëndërr e bërë realitet. Gjithmonë kisha dëshiruar të debutoja për klubin dhe jam shumë i lumtur që kjo ndodhi”.

“Jam jashtëzakonisht mirënjohës, sepse kjo ishte ajo për të cilën kisha punuar aq shumë. Për mua, ky debutim ishte një arsye tjetër për të vazhduar përpara dhe për të punuar edhe më fort, ashtu siç është një prej vlerave të Sønderjyske – puna e palodhshme”.

I pyetur si e mori ftesën e parë, Zeqiri ka treguar se fillimisht ishte paraparë vetëm të ftohej por pastaj trajneri ia dha rastin për ta dëshmuar kualitetin në fushë.

“Po, para një stërvitjeje, njëri prej trajnerëve më thirri për të parë disa video. Pasi i pamë ato, trajneri më tregoi se do të isha në bankën rezervë për atë ndeshje. U emocionova dhe u gëzova shumë, sepse nuk e prisja të isha në listën e lojtarëve”.

“Kur shkuam në ndeshje dhe ajo filloi, kisha emocione të veçanta. Isha paksa nervoz, por edhe shumë i emocionuar. Me kalimin e minutave dhe fillimin e pjesës së dytë, më thirrën që të dilja për nxehje bashkë me katër lojtarë të tjerë. Ky ishte një sinjal i mirë se mund të aktivizohesha”.

“Pas një kohe, rreth minutës së 80-të, më thirrën për të hyrë në lojë. Ky ishte momenti kur u bëra vërtet nervoz dhe i emocionuar, sepse po përgatitesha të luaja ndeshjen time të parë në Superligë. Shkova me nxitim, u ndërrova dhe dola pranë vijës anësore. Në atë moment nuk mendova shumë, por vetëm u përqendrova te detyra ime”.

“Kur hyra në fushë, u ndjeva disi më i lehtësuar. Fatkeqësisht, humbëm ndeshjen, por duhet të vazhdojmë përpara dhe të jemi gati për ndeshjet e ardhshme.

Sonderjyske ia ka bërë të qartë lojtarit se e ka për projektin afatgjatë dhe që thjesht i duhet të punojë sa më shumë për ta ngritur nivelin e lojës.

“Po, kemi biseduar dhe ai më ka thënë se duhet të vazhdoj të punoj, të jap edhe më shumë nga vetja dhe të bëj gjërat në të cilat jam i mirë. Më ka këshilluar se një ditë do të vijnë edhe rezultatet e mira. Prandaj, për momentin, mendja ime është vetëm te puna e palodhshme dhe përmirësimi i vazhdueshëm”.

Zeqiri gjithashtu ka objektiva të qarta, pra nënshkrimi i kontratës profesionale e më pas transferimi në një klub të madh në Evropë.

“Objektivat e mia personale janë që një ditë të nënshkruaj kontratë profesionale dhe të bëhem pjesë e rregullt e ekipit të parë. Më pëlqen shumë kur stërvitem me ekipin e parë, sepse më trajtojnë shumë mirë dhe është një grup i shkëlqyer ku ndihem mirë”.

“Më pas, ëndrra ime është që një ditë të transferohem te një klub i madh në Evropë dhe të krijoj emrin tim në futboll.

Faleminderit Danimarkë, por ëndrra është Kosova

Për dallin nga shumë lojtarë, Enis Zeqiri ka vetëm një dëshirë në nivelin ndërkombëtar, përfaqësimin e Kosovës.

Ai për Telegrafin ka konfirmuar se dëshira e madhe është ta veshë fanellën dardane.

“Po, kam lindur dhe jam rritur në Danimarkë, por kam vetëm një shtetësi, atë të Kosovës. Do të dëshiroja shumë t’i bashkohesha Kombëtares së Kosovës dhe të luaja për të”.

Sidoqoftë, Zeqiri ende nuk është kontaktuar nga FFK-ja, mirëpo është i sigurt se me punë situatë do të ndryshojë.

“Jo, fatkeqësisht deri më tani nuk jam kontaktuar nga asnjëra prej tyre (Kosovë dhe Shqipëri). Megjithatë, shpresoj që një ditë të më kontaktojnë, në mënyrë që të kem mundësinë të luaj për Kombëtaren e Kosovës dhe ta bëj familjen time krenare”, përfundoi ai./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.