Stacioni Policor në Gjakovë është informuar disa ditë më parë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Skivjan.
Pas pranimit të informatës, njësitë relevante policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore për identifikimin e personit të dyshuar dhe lokalizimin e vendit nga ku dyshohej se ishin kryer të shtënat.
“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara, Policia ka siguruar dëshmi të mjaftueshme dhe ka siguruar urdhëresë nga gjykata kompetente për kontroll të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar:
– një (1) pistoletë,
– një (1) sprej,
– pesëdhjetë e tetë (58) fishekë, shtatëmbëdhjetë (17) gëzhoja”, ka njoftuar Policia.
Në koordinim me prokurorin e Shtetit, ndaj personit të dyshuar janë iniciuar rastet për veprat penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’./Lajmi.net/
Postimi i plotë:

