KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të shtëna në Skivjan të Gjakovës, policia tregon çka gjeti në vendin e ngjarjes

Të shtëna në Skivjan të Gjakovës, policia tregon çka gjeti në vendin e ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të të shtënave me armë zjarri në fshatin Skivjan të Gjakovës.

Sipas njoftimit, me të pranuar informatën, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke identifikuar personin e dyshuar.

Pas kontrolleve në shtëpinë e tij, sipas njoftimit, janë gjetur një armë dhe është konfiskuar monucion.

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara, Policia ka siguruar dëshmi të mjaftueshme dhe ka siguruar urdhëresë nga gjykata kompetente për kontroll të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar: – një (1) pistoletë, – një (1) sprej, – pesëdhjetë e tetë (58) fishekë,  shtatëmbëdhjetë (17) gëzhoja.”, thuhet në njoftim.

Në koordinim me prokurorin e shtetit, sipas njoftimit, ndaj personit të dyshuar janë iniciuar rastet për veprat penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.