Barcelona ka konfirmuar lëndimin e Rodrit, i cili pritet të mungojë rreth tri javë, ndërsa rikuperimi i tij mund të zgjasë deri në një muaj.
Sipas El Mundo Deportivo, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar një lëndim në muskulin biceps femoris të këmbës së djathtë.
Mesfushori spanjoll u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë të ndeshjes së Champions League kundër Aston Villas, duke mos u rikthyer në pjesën e dytë.
Rodri do të mungojë në përballjen e së dielës ndaj Atletico Madridit, si dhe në ndeshjet e ardhshme të Barcelonës dhe kombëtares spanjolle.
Klubi katalanas nuk ka dhënë një afat të saktë për rikthimin e tij, duke theksuar se gjithçka do të varet nga ecuria e rikuperimit.
Burimi: klankosova.tv ↗

