KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksioni AKI-Prokurori Speciale-Polici, 5 të arrestuar – kapen mbi 37 kg narkotikë

Aksioni AKI-Prokurori Speciale-Polici, 5 të arrestuar – kapen mbi 37 kg narkotikë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një operacion të koduar si 'Rikthimi', që rezultoi me sekuestrimin e mbi 37 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Lidhur me këtë aksion, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka bërë të ditur se janë arrestuar pesë persona, dy prej të cilëve shtetas të huaj, raporton Klankosova.tv

Paca ka theksuar se operacioni është realizuar mbi bazën e informacioneve të siguruara nga AKI-ja dhe falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë.

“Mbrëmë, Prokuroria Speciale, bashkë me AKI-në dhe Policinë e Kosovës, ka realizuar një aksion, ku janë arrestuar pesë persona, dy prej tyre shtetas të huaj. Janë sekuestruar mbi 37 kilogramë heroinë.

“Mbi bazën e informacioneve të siguruara nga AKI-ja, falë profesionalizmit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, brenda një afati rekord është konkretizuar aksioni”, u shpreh Paca. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.